480 euro për bartjen e veturës së prishur

PUBLIKUAR

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Kulturës për vitin 2016 ka gjetur se për bartjen e një veture nga vendi i prishjes deri në servis, në distancën prej 182 km, është faturuar me 480 euro. Po ashtu, sipas ZKA-së, nuk dihet as lokacioni prej nga dhe deri ku është bartur vetura, shkruan sot, gazeta Zeri.

Shkelje të shumta ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) për vitin 2016. Gjatë auditimit të pagesës, “Riparimin e automjeteve” me vlerë 9.186 euro, janë hasur parregullsi të shumta, të cilat janë evidentuar në raport, shkruan gazeta Zeri.

Sipas ZKA-së, bartja e një veture nga vendi i prishjes deri në servis, në distancën prej 182 kilometrash, është faturuar me 480 euro. Po ashtu nuk dihet as lokacioni prej nga dhe deri ku është bartur vetura. Po ashtu, në dy raste çmimi i faturuar ishte më i lartë se i kontraktuar.

Çmimi i faturuar për vajin e motorit ishte 14.24 euro, ndërsa i kontraktuar 9 euro, ndërsa Semeringut diferencial, çmimi i faturuar ishte 45.78 euro ose pothuajse dyfishi i çmimit të kontraktuar, 25 euro...

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...