Mogherini: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë në BE varet nga dialogu

PUBLIKUAR

Liderët në Kosovë dhe në Serbi e dinë shumë mirë që e ardhmja e shteteve të tyre, e ardhmja e integrimit evropian, është e lidhur jo vetëm me dialogun, por edhe me implementimin e marrëveshjeve. Kështu ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, në një prononcim për gazetën “Zëri” në Dubrovnik

Nuk do të ketë të ardhme as për Serbinë e as për Kosovën në Bashkimin Evropian pa normalizuar marrëdhëniet në mes tyre. Madje, vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të sjellë rezultate të ndritura, “e ndoshta” edhe njohjen reciproke mes dy vendeve.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet, nga deklarata e saj, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Në Samitin e SCEEP-së (Procesi i Bashkëpunimit i Shteteve të Evropës Juglindore), i cili po mbahet në Dubrovnik, Mogherini në pyetjen e gazetës “Zëri” se a ka të ardhme për Serbinë e Kosovën në Bashkimin Evropian pa njohur njëra-tjetrën, megjithëse e rezervuar, është shprehur optimiste.

Në anën tjetër presidentja kroate, Kolinda Grobar-Kitaroviq, ka thënë se e ardhmja e shteteve të rajonit është në Evropë dhe për këtë janë në dijeni të gjithë liderët. Kurse presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë në këtë samit se bashkëpunimi është çelësi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por edhe për të ardhmen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...