AKR konfirmon bashkëpunim me partnerët e koalicionit parazgjedhor

PUBLIKUAR

Aleanca Kosova e Re, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se Kryesia e saj, në takimin e mbajtur sot, nën drejtimin e presidentit Behgjet Pacolli, ka diskutuar dhe analizuar procesin zgjedhor të 11 qershorit si dhe rezultatet e arritura në këtë proces.

“AKR ka filluar përgatitjet dhe mobilizimin për zgjedhjet lokale të 22 tetorit dhe për këtë arsye do të ketë edhe riorganizime dhe ristrukturim të strukturave në disa nga degët e partisë, ku janë vërejtur mangësi në procesin e zgjedhjeve të 11 qershorit. Kryesia e AKR-së dhe deputetët e zgjedhur, janë unik në qëndrimin e përbashkët gjatë themelimit të institucioneve të reja të Kosovës si rezultat i zgjedhjeve të jashtëzakonshme. AKR ka veprime të përbashkëta dhe bashkëpunim në baza ditore me partnerët e koalicionit parazgjedhor”, thuhet në komunikatë.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...