E dhimbshme! Braktis foshnjën e porsalindur, e lë në oborrin e një shtëpie në Lagjen e Spitalit

PUBLIKUAR

Sot në orët e mëngjesit një qytetar në Lagjen e  Spitalit me tu zgjuar ka gjetur në oborrin e shtëpisë së tij një foshnje të porsalindur, e cila ishte braktisur nga nëna e tij.

F.S ka lajmëruar menjëherë policinë të cilët kanë shkuar në vend ngjarje dhe kanë dërguar foshnjën në spital.

“Rreth orës 5 të mëngjesit në oborrin e shtëpisë sime dikush ka lënë një foshnje të porsalindur. Kur u zgjova në mëngjes pash fëmijën e porsalindur duke qajtur dhe menjëherë lajmërova policinë. Policia ka ardhur dhe e kanë marr foshnjën dhe e dërguan në spital”, ka rrëfyer F.S për Telegrafin.

I njëjti ka shprehur dëshirën që fëmijës t’i gjendet dikush i familjes dhe ai që e ka bërë këtë gjest të merr dënimin e merituar.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, të cilët kanë konfirmuar rastin.

“Mund t’ju konfirmoj se më datë 29.06.2017 rreth orës 05:30, në Prishtinë, Policia ka pranuar informacionin për gjetjen e një foshnje të braktisur dhe menjëherë njësitet relevante policore dhe ndihma e shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Autoritetet shëndetësore kanë marr foshnjën, e kanë dërguar në QKUK dhe sipas mjekut gjendja e saj është stabile. Është njoftuar prokurori, përderisa policia ka iniciuar rastin për hetime të mëtejme”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...