Haxhiu: Ftesa jonë për LDK-në është e hapur

PUBLIKUAR

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon ta ketë derën e hapur tek Lëvizja Vetëvendosje për të bashkëqeverisur me vendin. Edhe pse LDK-ja ende nuk i është përgjigjur LVV-së për ftesën që ia ka bërë kjo e fundit,  kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, ka thënë se ftesa për LDK-në ende vlen. Madje sipas Haxhiut,  takimi LVV-LDK është dashur të ndodhë menjëherë pas daljes së rezultateve preliminare.

“Ftesa jonë për LDK-në është e hapur. Konsiderojmë që takimi ndërmjet nesh është dashur të mbahet menjëherë pas certifikimit të rezultateve, por meqë LDK-ja ka zgjedhur të presë certifikimin, presim që ky takim të ndodhë pas certifikimit të rezultateve.

LDK-ja duhet të japë kontributin e saj për ta çuar PDK-në në opozitë dhe presim konstruktivitetin e saj në përputhje me rrethanat e krijuara”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se subjekti që ajo përfaqëson në këto zgjedhje ka dyfishuar numrin e deputetëve.

“Pas numërimit të votave me kusht dhe të atyre nga mërgata, ne kemi arritur 32 deputetë. Pra, kemi dyfishuar numrin e deputetëve për këtë legjislaturë. Konsideroj që është vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e 11 qershorit dhe nuk duhet askush të guxojë ta deformojë këtë vullnet”, ka përfunduar Haxhiu.zëri.info.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...