Sëmundjen seksuale mund ta merrni edhe pa bërë seks

PUBLIKUAR

Shumica e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme nuk kanë simptoma të theksuara qartë.

Pos me seks, është e mundshme që të infektoheni edhe në katër mënyra shumë të çuditshme, transmeton Telegrafi.

Balsami për buzë

Ekzistojnë dy lloje të lisë së ujit (Varicellae) – orale dhe gjenitale, ndërkaq që të dyja transmetohen me kontakt direkt. Nëse huazoni balsamet e tilla për buzë nga ndokush që ka li të ujit edhe ju mund të infektoheni. Nëse dikush ka vënë balsam menjëherë pas seksit oral edhe në atë mënyrë mund të bartet virusi i lisë gjenitale.

Mjekra

Mjekrat të cilat aktualisht janë hit kanë potencial të madh që të bëhen “vend i përshtatshëm” për zhvillim dhe shumëzim të kërpudhave, duke shkaktuar infeksione kërpudhore.

Depilimi i zonës së gjenitaleve

Depilimi nuk është i këndshëm, ndërkaq nëse kozmetisti juaj është paksa i pakujdesshëm, – ekziston shansi që të infektoheni me sëmundjen seksualisht të transmetueshme, shkruan “Mirror”.

Solariumi

Rrezet UV mbysin bakteret, mirëpo rrezatim i tepërt në solarium mund të rezultojë me rezistencë më të madhe të baktereve të cilat tashmë janë të pranishme në trup. Në solarium janë të pranishme kërpudha të ndryshme, viruse dhe baktere si p.sh. bakteret fekale lia e ujit dhe virusi HPV.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...