Të paktën 15 civilë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm ajror në një fshat në lindje të Sirisë, i cili kontrollohet nga Shteti Islamik (ISIS), njoftojnë aktivistët.
Ueb-sajti DeirEzzor24 raporton se një aeroplan luftarak i paidentifikuar ka hedhur bomba thërmuese në fshatin Dablan, rreth 20 kilometra në juglindje të qytetit Mayadin, transmeton Express.
Por, Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani ka thënë se numri i përgjithshëm i të vdekurve është 30.
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja nuk ka komentuar ende rreth sulmit të sotëm. Ndërkohë, forcat ajrore ruse dhe siriane operojnë me aeroplanë luftarakë në këtë zonë./Express/


