Derisa në QNR po vazhdon numërimi i votave me kusht, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, po thonë se nga këto vota kanë fituar edhe një deputet.
Kështu ka bërë me dije kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook. Ai i ka falënderuar të gjithë ata që kanë votuar me zemër.
“Pas numërimit të votave me kusht, Vetëvendosje arriti në 32 deputetë. Falemnderit! Me zemër”, ka shkruar ai.
E në anën tjetër zyrtarë të KQZ-së, kanë deklaruar se numërimi i votave me kusht është duke vazhduar. Kanë mbetur edhe më pak se 2 mijë vota për t’u numëruar. E këto pritet që sot apo nesër të përfundohen, deklarojnë zyrtarë të KQZ-së.


