Vazhdojnë kërkimet për kampionin e kërcimit në ujë, pas hedhjes nga Ura e Fshejtë

PUBLIKUAR

Personi i cili u hodh një ditë më parë në ujërat e Urës së Fshejtë në Gjakovë, kampioni i shumëfishtë i kërcimit në ujë, Sali Riza Gërqina, ende nuk është gjetur.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, e cila tha se të gjitha ekipet e shpëtimit dhe të kërkimit janë ende në kërkim e sipër për arritjen e një rezultati.

Sipas saj dëshmitarët kanë parë momentin e kërcimit të kampionit të shumëfishtë, nga Ura e Fshejtë, por nuk kanë parë dot më dhe daljen e tij nga uji.

Podrimaj tha po ashtu se për zhdukjen e Gërqimes, kanë njoftuar dhe familjarët e tij pasi ai nuk është kthyer në shtëpi pas kërcimit nga ura.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...