Pas tre viteve, Prokuroria nis hetimet për rënien e helikopterit “MI-17” në Strumicë

PUBLIKUAR

Prokuroria e Strumicës ka kompletuar dosien për procedurë parahetimore për aksidentin me helikopterin, ku humbën jetën katër pilotë të MPB-së.

Tri vite pas aksidentit, siç mëson Makfax, prokuroria kompetente ka hapur hetime për vërtetimin e përgjegjësisë eventuale penale, për rënien e “MI-17” të policisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimi do të bëhet publik për opinionin gjatë ditëve në vijim, me rastin e shënimit të trevjetorit të aksidentit në të cilin jetën humbën katër pilotë.

Në qendër të hetimeve është edhe antena e transmetimit të transmetimit publik të Televizionit të Maqedonisë, por gjithashtu do të përfshihet edhe pajisjet për fluturimin e natës.

Në fillim të hetimeve do të kërkohet edhe ekspertizë e huaj për mbetjet e helikopterit. Prokuroria e Strumicës me shkrim do të kërkojë nga Ministria e Drejtësisë që të sigurohet ekspertizë e huaj, me qëllim që të zbardhen të gjitha rrethanat rreth aksidentit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...