Zyrtarja e lartë amerikane: Siria po përgatitet për sulm kimik

PUBLIKUAR

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, ka thënë sot se Administrata Trump e paralajmëroi Sirinë kundër një sulmi të mundshëm me armë kimike pasi që kishte vërejtur se qeveria e presidentit Bashar al-Assad po bënte përgatitje të ngjashme me ato të para një sulmi kimik që e kreu në muajin prill të këtij viti.

Ajo ka thënë gjatë një seance të Dhomës së Përfaqësuesve se Administrata e ka bërë paralajmërimin jo vetëm kundër qeverisë së Sirisë por edhe kundër Rusisë dhe Iranit, transmeton Express.

“Besoj se qëllimi është në këtë pikë që jo vetëm t’i dërgohet mesazh Assadit, por edhe Rusisë dhe Iranit, se nëse kjo ndodh përsëri, ne do t’i vëmë ata në listën e paralajmërimit,” ka thënë Haley.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...