​Thaçi në telefon me Vuçiqin, ia uron detyrën e Presidentit

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar përmes telefonit homologun e tij, Aleksandër Vuçiq për zgjedhjen e tij si presidenti i ri i Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e urova për detyrën e re”, ka shkruar Thaçi, transmeton “Zeri.info”.

Ai po ashtu ka thënë se diskutuan për vazhdimin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

“Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë”, ka shkruar tutje ai

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...