Ka filluar projekti i ndërtimit të 13-të fushave të hapura sportive në disa fshatra të Komunës së Lipjanit
Shumë fshatra të Lipjanit së shpejti me fusha te hapura sportive gjatë ditës së sotme kanë filluar punimet për ndërtimin e fushës sportive në fshatin Babush të Muhaxherëve. Fusha të njejta kanë filluar dhe do të fillojnë të ndërtohen edhe në disa fshatra të tjera: Lluga, Banullë, Smallushë, Topliqan, Ribar i Vogël, Rufc i Vjetër, Krojmir, Poturovc, Torinë, Qylagë, Blinajë, Baicë dhe Janjevë, njoftoi Komuna.
Një ndër prioritetet e veçanta të Kryetarit Imri Ahmeti ishte edhe ndërtimi i hapësirave rekreative sportive në qytetin e Lipjanit dhe vendabinemt e ndryshme të komunës, hapësira këto ku të rinjtë lipjanas kanë mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve të tyre. Në hapësira të tilla rekreativo sportive është investuar edhe në tre vitet e kaluar, duke u ndërtuar mbi 10-të fusha të hapura dhe objekte të tjera sportive.


