Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara e ka hequr pjesërisht një vendim gjyqësor kundër ndalesës së udhëtimit të presidentit Donald Trump.
Gjykata më e lartë e SHBA-së e ka pranuar kërkesën urgjente të Shtëpisë së Bardhë për të lejuar pjesë të ndalesës së udhëtimit që të futen në fuqi, transmeton Express.
Gjykata ka thënë se në tetor do ta konsiderojë nëse politika e Trumpit për ndalesën e udhëtimit duhet të mbahet në fuqi në plotni apo të hidhet poshtë.
Ndalesa e udhëtimit e Trumpit kërkon që qytetarëve nga gjashtë vende me shumicë myslimane t’u ndalohet hyrja në SHBA për 90 ditë ndërsa refugjatëve për 120 ditë./Express/


