Auditori: Në nëntë raste spitalet paguan kujdestarët pa pasur dëshmi pune

PUBLIKUAR

Në nëntë raste kujdestaritë e natës nëpër spitalet e Kosovës ishin paguar me nga 1,800 euro, por pa pasur dëshmi se kujdestaria është mbajtur nga mjekët. Kështu thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), e cila ka përpiluar një raport financiar vjetor për ShSKUK-në.

Sipas Auditorit Gjeneral, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka paguar në nëntë raste për kujdestari të natës pa pasur fare dëshmi.

“Në nëntë (9) raste (dy (2) në QKUK, katër (4) në Spitalin e Prizrenit dhe tri (3) në Spitalin e Gjilanit) kujdestaritë e natës ishin kompensuar rreth 1,800€, në mungesë të dëshmive për mbajtjen e tyre. Kjo ngase, në ditarët e kujdestarive, njëri nga stafi mjekësor ishte nënshkruar për të gjithë”, thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm.

Mangësitë e evidentuara kanë ndodhur për shkak të mungesës së kontrollit efektiv nga ana e drejtorëve të klinikave dhe reparteve dhe si pasojë e mos respektimit të KKS-së lidhur me mbajtjen dhe kompensimin e kujdestarive-ndërrimeve të natës, thuhet në raport.

Auditori Gjeneral ka paralajmëruar se kjo mënyrë e funksionimit mund të jetë e rrezikshme për funksionimin e këtij institucioni.

“Mangësitë e evidentuara në menaxhimin dhe kalkulimin e kujdestarive janë tregues i mungesës së efektivitetit të kontrolleve të brendshme në ketë fushë, dhe rrit rrezikun që të ndodhin pagesa të parregullta dhe potencialisht për shërbimet të cilat nuk janë ofruar”, thekson Zyra Kombëtare e Auditimit. /Insajderi/.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...