Imami i Xhamisë së Lipjanit uron Besimtarët e Komunës së Lipjanit për festën e Fitër Bajramit

PUBLIKUAR

Imami i Xhamisë në Lipjan Skender Mehmeti ka uruar të gjithë besimtarët islam me rasin e festës së Fitër Bajramit.

“Me rastin e festës së Fiter Bajrami të gjithë besimtarëve islam i uroj festën e Fitër Bajramit duke dëshiruar që mes nesh të mbretëroj Dashuria, Solidariteti, Tolerance e Uniteti sepse vetëm në ketë mënyrë do të jemi të lumtur”, ka uruar Mehmeti

“Bajrami të cilin e përjetojmë me mëshirën dhe dëshirën e Zotit, është edhe një rast që ti falënderohemi Atij që po mundemi të jetojmë nën rrezet e besimit tonë, ti gëzohemi njëri tjetrit dhe ta ndajmë dashurinë mes vete Duke ju dëshiruar gëzime dhe lumturi në këto ditë Bajrami, i ftoj të gjithë besimtarët islam, si edhe të gjithë njerëzit tjerë me vullnet të mirë që të kultivojnë vlerat njerëzore e civilizuese, dashurinë ndaj familjes dhe miqve e fqinjëve, të respektojnë konceptin universal e të nderojnë ndryshimet me të cilat na ka karakterizuar Allahu”, thuhet tutje në urim.

“Kam kënaqësinë, që , të ju uroj të gjithëve Festën e Fitër Bajramit dhe bashkë me ju të ndaj gëzimin dhe dashurinë që sjell për ne kjo festë e madhërishme”. ka përfunduar Imami i Xhamisë së Lipjanit Skender ef.Mehmeti /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...