Neser datë 25.06.2017 Dita e parë e Fitër Bajramit, namazi i Bajramit edhe në territorin e Komunës së Lipjanit falet në ora 5:37, namazi i sabahit në ora 4:30, ndërsa Xhamia hapet prej ores 4:00 mengjesit.
Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka ftuar të gjithë që në ditën e kësaj feste të përhapin sa më shumë ndjenjën e dashurisë dhe të vëllazërisë.
“Sot përfundon muaji i Ramazanit dhe nesër në vendin tonë si gjithkund në botë festojmë ditën e Fitër Bajramit. Në emër të Bashkësisë Islame përgëzojë gjithë besimtarët për këtë festë të veçantë”, ka thënë Tërnava.
/LipjaniNews/


