Kryetari Imri Ahmeti, uron qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Uroj që në këtë ditë të shenjtë e mirësie të harmonizohen vlerat e solidaritetit, dashurisë, respektit e tolerancës së ndërsjelltë, të shtojmë dashurinë për njëri tjetrin, të shtrim dorën e ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë”, thuhet tutje në urim.

(Urimi i plotë)…

Të dashur besimtarë të fesë islame kudo që ndodheni në emër të të gjitha institucioneve të Komunës së Lipjanit dhe në emrin tim personal ju uroj festën e Fitër Bajramit.
Lusim Zotin që kjo festë e cila shënon përmbylljen e muajit të agjerimit të sakrificës, mëshirës, muaji i vlerave të humanizmit sikurse janë paqja, mirëkuptimi dhe solidariteti ndërnjerzor, të na shërbejnë si ri-thirrje që qetësia e toleranca të mbretëroje kudo në botë.
Uroj që në këtë ditë të shenjtë e mirësie të harmonizohen vlerat e solidaritetit, dashurisë, respektit e tolerancës së ndërsjelltë, të shtojmë dashurinë për njëri tjetrin, të shtrim dorën e ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë.
Ndërsa ne na mbetet që të punojmë çdo ditë e më shumë të përkushtohemi për një jetë më të mirë për qytetarët tonë.
Urime!
Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...