Mbi 140 veta të zhdukur, pas rrëshqitjes së dheut në Kinë (Video)

PUBLIKUAR

Ekziston frika se mbi 140 njerëz janë ngujuar nën tokë pas rrëshqitjes së dheut në krahinën Sichuan në jugperëndim të Kinës.

Rreth 40 shtëpi janë shkatërruar në fshatin Xinmo pasi një bjeshkë u shemb rreth orës 06:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale, shkruan BBC.

Ekipet e shpëtimit pa ndërprerë janë duke kërkuar të mbijetuarit duke gërmuar nëpër shkëmbinj.

Fotografi të postuara nga gazeta People’s Daily shfaqin buldozer duke hequr dheun – duke vazhduar përpjekjet e kërkimit, transmeton Klan Kosova.

Deri tash është arrit që të shpëtohen një çift dhe një foshnje që menjëherë janë dërguar për në spital.

Ekipet e shpëtimit janë duke përdorur litar që të arrijnë t’i largojnë shkëmbinjtë e mëdhenj në mënyrë që të mund të gjejnë njerëz të gjallë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...