Kryetari Ahmeti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me IADK-në, përfitojnë fermerët lipjanas

PUBLIKUAR

Kryetarit i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe përfaqësuesi i Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), Zenel Bunjaku, sot kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit: “Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit”, projekt ky i përkrahur nga GiZ Gjerman.
Me këtë rast Kryetarit Ahmeti, ka theksuar se projektet të tilla janë të mirëseardhura për qytetarët e Komunës së Lipjanit. Ai ka falenderuar përfaqësuesin e IADK-së që kanë përfshirë Lipjanin në kuadër të këtij projekti me anë të të cilit do të ndihmohen fermerët, njoftoi Komuna Lipjanit, zyra për informim.
Në kuadër të këtij projekti do të përkrahen 21 përfitues me grante bujqësore dhe asistencës profesionale me qëllim të krijimit të të ardhurave dhe përmirësimit të gjendjes ekonomike.
Shprëndarja e granteve do të bëhet me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese në sektorë të ndryshëm të bujqësisë me fokus të veçantë në perimtari, pemtari, bimë mjeksore, blegtori – bletari dhe përpunim të pemëve, perimeve dhe qumështit./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...