Ja kush do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar në Lipjan

PUBLIKUAR

Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë tërheqjen e shortit për zyrtarët e lartë publik që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar. Sipas shortit, formularët e 886  zyrtarëve do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë.

Kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar do tu bëhet edhe disa zyrtarëve në Komunën e Lipjanit.

Kontrollit do t’i nënshtrohen, Fauzë Xhemajli, Shpejtim Ballabani, Rasim Hasani, Basri Hashani, Adelina Krasniqi, Labinot Shahini, Arben Bahtiri, Ilri Tasholli.

Përkundër kësaj liste të dalë nga shorti publik, Agjencia ka të drejtë që të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë edhe zyrtarëve të tjerë që nuk janë përzgjedhur nga shorti.

/LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...