Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se të enjten në Pejë, i dyshuari mashkull është përleshur fizikisht me gruan dhe vjehrrën. Më pas ia kishte vënë zjarrin shtëpisë.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ky incident janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Express.
Njoftimi i plotë i policisë:
Pejë 22.06.2017-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me dy të dyshuarat femra K-Shqiptare (bashkëshorten e vet dhe vjehrrën e tij) janë përleshur në mes veti duke i shkaktuar lëndime njërit-tjetrit, dhe pastaj i dyshuari i kishte vënë zjarrin shtëpisë dhe kishte kanosur se do ta djeg edhe banesën që kanë në Pejë. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vend ngjarje dhe kanë lokalizuar-shuar zjarrin edhe pse janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit janë liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.


