Apeli vërteton hedhjen e aktakuzës ndaj ish-kryetarit të Gjakovës

PUBLIKUAR

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës lidhur me rastin e ish kryetarit të Gjakovës Pal Lekaj. Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express, avokati i Lekajt, Arianit Koci.

“Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale. E kam thënë edhe më herë se nuk ka pasur asnjë provë se z. Lekaj e ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohej”, ka thënë Koci për Express.

Në muajin shkurt të këtij viti Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj deputeti të AAK-së, Pal Lekaj, për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, gjatë kohës sa drejtonte Komunën e Gjakovës. Bashkë me ish-kryetarin Lekaj, akuzohet edhe ish-drejtori për Buxhet dhe Finanaca, Q.M. dhe ish-menaxheri i prokurorimit N.Ll.

Ndërkohë aktakuzën e Prokurorisë Specialee kishte hedhur poshtë edhe Gjykata Themelore në Gjakovë

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...