Projektet më madhore në Kosovë, të cilat mundësohen nga përfitimi i fondit prej 50 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara, do të fillojnë realizimin nga viti 2018 e deri më 2019.
Kështu ka thënë koordinatori për Kosovë i Korporatës për Sfida të Mijëvjeçarit, Petrit Selimi, i cili ka bërë të ditur se një pjesë e shumës së fituar do të ndahet dhe për sektorin e drejtësisë.
Selimi ka thënë në Klan Kosova se sundimi i ligjit do të jetë një nga projektet ku pritet që secila prokurori, gjykatë do të kenë sistemin e tyre elektronik të trajtimit të lëndëve.
”Tek sundimi i Ligjit jemi me një projekt të veçantë ku mendohet që nga viti i ardhshëm të ketë një plan konkret elektronik”, është shprehur ai.
‘Do të ketë një sistem elektronik, ku prokurorët gjykatësit do të përdorin sistem total elektronik. Do të ketë mikrofonde të hapura për ata që kanë ide për teknologji”, ka treguar Selimi, transmeton Klankosova.
”Kemi parashikuar që në secilin hap që bëjmë të ndonjë projekti, do të kemi mediat partner. Me rekomandimin e Qeverisë amerikane na u tha që të fillojmë me një projekt më të vogël. Ata kanë mundur vitin e kaluar të na diskualifikojnë për shkak të korrupsionit, por amerikanët janë treguar shumë miq me Kosovën”, ka bërë të ditur ai.
”Ne na u ndanë 49 milionë euro dje, që është shuma e dytë në botë më e madhe. Nëse ka përkeqësim të situatës që krijojnë probleme mund të ndodhë edhe suspendimi. Por momentalisht situata konsiderohet aq stabile sa mjetet janë ndar dje”, ka thënë Selimi.
”MCC i interesojnë indekset e qarta të demokracisë dhe niveli i korrupsionit. Përmendet që ka progres në luftimin e korrupsionit por kjo ne nuk na mjafton”, është shprehur Selimi.


