Burri sulmon studenten, sepse kishte veshur pantallona të shkurtra gjatë Ramazanit (Video)

PUBLIKUAR

Kamerat e sigurisë të vendosura në një autobus të transportit publik në Stamboll në Turqi kanë treguar pamjet e momentit kur një burrë i ka bërtitur një vajze rreth veshjes së saj, gjithashtu edhe duke e sulmuar fizikisht.

 

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një studente universiteti e cila po udhëtonte me një autobus në jugperëndim të Stambollit, ngjarje kjo e ndodhur më 14 qershor.

Asena Melisa Sağlam, 21, ka thënë se ajo ishte në pjesën e fundme të autobusit kur një burrë i ulur prapa saj filloi të thoshte fjalë të këqija rreth veshjes së saj.

“Që nga momenti kur u ula, ai i bëri këto vërejtje: Si visheni kështu gjatë Ramazanit? Duhet të ndiheni e turpëruar që jeni të veshur kështu”, u ka rrëfyer Sağlam medieve turke.

Po sipas medieve të huaja, sulmuesi i Sağlam u identifikua më vonë si Ercan Kızıltaş, i cili u arrestua nga policia më 17 qershor, u mor në pyetje, dhe më pas besohet se ishte liruar pak kohë më vonë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...