
Në orën gjashtë të mëngjesit, të enjten, një familja gjashtë anëtarëshe nga rajoni i Ferizajt, duke përfshirë tre fëmijë dhe një person tjetër, dyshohej se pretendonin që përmes Serbisë të shkojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Por Policia i zuri, bashkë me personat që po i bartnin me vetura.
E për këtë, e arrestuan të dyshuarin me inicialet T. K. Mashkull, ngase dyshohet se për secilin nga viktimat e kontrabanduara për përfitime materiale kishte kërkuar para në vlerë prej 3600 (tre mijë e gjashtë qind) euro.
Në dy veturat që Policia ka ndaluar në mëngjes, në to ndodheshin 9 persona.
Gjatë identifikimit dhe kontrollimit është dyshuar se ky rast ka të bëjë me veprime ilegale të kontrabandimit me njerëz, ku viktimat e këtij rasti janë familja gjashtë anëtarëshe nga rajoni i Ferizajt.
Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’/ferizajpress/


