Dyshime të reja mbi vizitën shtetërore të Trumpit në Britani

PUBLIKUAR

Janë hedhur dyshime të reja mbi vizitën shtetërore të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Britani të Madhe, pasi që ajo nuk është përmendur sot në fjalimin e mbretëreshës.

Presidenti amerikane e pranoi ftesën e mbretëreshës për ta vizituar Britaninë kur kryeministrja Theresa May e vizitoi Uashingtonin në muajin janar, transmeton Express.

Por, mediat e huaja kanë raportuar se Trump e ka ndryshuar mendjen dhe nuk dëshiron të shkojë në Britani të Madhe derisa ekziston rreziku për protesta kundër tij.

Mbretëresha nuk e ka përmendur vizitën e tij në fjalimin e saj sepse ende nuk është caktuar data e vizitës, ka thënë qeveria britanike.

Mbretëresha përmes një fjalimi të mbajtur sot e ka shpalosur programin legjislativ të qeverisë britanike për dy vitet e ardhshme në hapjen shtetërore të parlamentit./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...