Kryeministri i Belgjikës: Vendi është në alarm

PUBLIKUAR

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, ka thënë sot se forcat e sigurisë do të mbesin sy hapura pas sulmit të dështuar terrorist mbrëmë në një stacion hekurudhor në Bruksel.

Megjithatë, ka thënë ai, nuk ka nevojë që alarmi në vend të ngrihet në maksimum, transmeton Express.

Michel, duke folur pas një takimi të Këshillit Nacional të Sigurisë të vendit, ka theksuar se nuk ka tregues se ndonjë sulm tjetër është i pashmangshëm dhe se alarmi do të mbetet në shkallën tre, i cili është niveli i dytë më i lartë.

“Nuk do ta lejojmë veten të frikësohemi,” ka thënë ai.

Ai ka shtuar: “Do të vazhdojmë të jetojmë sa më normal që të jetë e mundur.”/Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...