Mustafa: Ja pse e bëra koalicionin me Thaçin

PUBLIKUAR

Mustafa: Ja pse e bëra koalicionin me Thaçin

Lideri i LDK-së Isa Mustafa i cili edhe do ta udhëheq qeverinë e ardhshme, u është drejtuar qytetarëve me një publikim në facebook. Ai ka thënë se mbrëmë janë marrë vesh me kryeministrin në ikje Hashim Thaçin, në prani të presidents Atifete Jahjaga dhe ambasadores amerikane Tracey Jacobson. Ai ka thënë se falenderon partnerët e koalicionit, por vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bëri të pamundur marrëveshjen e tyre./BS

Lexoni më poshtë publikimin e tij të plotë:

Qytetarë të nderuar,

Mbrëmë, pas një diskutimi të gjatë, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ka ardhur vendi u morëm vesh në parim me z. Hashim Thaçi, kryetar I PDK-së që të bëjmë marrëveshje të koalicionit për qeverisjen e ardhshme të vendit. Qeveria do të drejtohet nga LDK dhe ndarja e përgjegjësive në të gjitha nivelet do të jete e barabartë. Biseda u zhvillua me prezencën e presidentes së vendit dhe ambasadores së SHBA.
Ky takim u bë, pas pajtimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që të negocohet me të gjithë spektrin politik shqiptar dhe të komunitetit pakicë për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe po ashtu pas shumë deklaratave të AAK-së për koalicionin paszgjedhor.
I falënderoj partnerët e koalicionit paszgjedhor, z. Haradinaj, z. Kurti dhe sidomos z. Limaj për përpjekjet e përbashkëta që bëmë për të krijuar kushte për një qeverisje krejtësisht tjetër të vendit që ishte synim i shumicës prej nesh, por për fat të keq realizimin e këtij synimi e bëri të pamundur Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe kriteret e përcaktuara për mandatimin e qeverisë por edhe mungesa e gatishmërisë për të reflektuar karshi rrethanave të reja të krijuara.
Me përkushtimin më të madh do të angazhohem që të realizojmë synimet për një qeverisje të mirë të vendit, për ndërtimin e shtetit ligjor dhe për partneritet evropian.
Në ditët në vijim do të punojmë në përcaktimin e marrëveshjes,që përfshinë agjendën qeverisëse, programin qeverisës, strukturën qeverisëse dhe ndarjen e përgjegjësive, të cilat do të miratohen në organet e LDK-së./botasot/

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...