Nënkryetari i partisë Alternativa, Ilir Deda, i ka quajtur spekulime deklaratat e Milaim Zekës nga Nisma për Kosovën, se dy deputetë nga Alternativa do ta votojnë Ramush Haradinajn e koalicionit PAN për kryeministër.
Haradinaj “39 deputetë i ka, edhe nja 15 janë diku me të cilët ka biseduar, minimum 15 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë sot Zeka në RTV Dukagjini.
Por, Deda ka mohuar se ai dhe Mimoza Kusari, kryetare e Alternativës, në koalicion me LDK’në dhe AKR’në, do të votojnë për Haradinajn kryeministër.
“Qëndrimet e Alternativës janë të njohura dhe janë publike, spekulimet e ndryshme nuk i komentojmë, sidomos këto nuk kanë të bëjnë fare me realitetin”, ka thënë Deda arbresh.info.


