Temperaturat e larta kërcënojnë për më shumë zjarre në Portugali

PUBLIKUAR

Temperaturat e larta në rritje janë duke i kërcënuar përpjekjet për ta vënë nën kontroll zjarrin malor në Portugali, njoftojnë zyrtarët.

Temperaturat më të larta prej 38C të kësaj jave priten të jenë sot, të cilat bashkë me erërat e forta mund t’i ri-ndezin zjarret tashmë të shuara, transmeton Express.

Zyrtarët të mbrojtjes civile kanë thënë se edhe pse 70% e zjarrit është nën kontroll, shqetësimi është ende i madh.

Të paktën 64 persona humben jetën në këto zjarre që nga e shtuna.

Shumica prej tyre vdiqën brenda automjeteve të veta apo pak larg tyre teksa kishin tentuar të iknin. Më shumë se 130 të tjerë janë lënduar.

Qeveria portugeze ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajonet malore përreth Pedrogao Grande, në verilindje të kryeqytetit, Lisbonës. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...