Ministrja për Integrime në Serbi, Jadranka Joksimoviq, sot në Luksemburg do të përfaqësojë Serbinë në Konferencën Ndërqeveritare të gjashtë të Bashkimit Evropian për hapjen e dy kapitujve të rinj.
Kapitulli i 29-të që ka të bëjë me Bashkimin Doganor dhe 7-Ligji i Pronësisë intelektuale, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.
Konferenca Ndërqeveritare pritet të fillojë në orën 19:30 ku më pas Joksimoviq do t’u drejtohet edhe medieve.


