Greqia e Turqia forcojnë bashkëpunimin, pavarësisht mosmarrëveshjeve

PUBLIKUAR

Kryeministri grek, Alexis Tsipras dhe homologu turk, Binali Yildirim ranë dakord për riforcimin e bashkëpunimit në sektorin turistik dhe energjetik, pavarësisht tensioneve në detin Egje ku mosmarrëveshjet vazhdojnë.

“Agjenda jonë pozitive në sektorët strategjikë duhet të zhvillohet (…), ne do të përshpejtojmë (…) bashkëpunimin tonë përsa i përket transportit, energjisë, investimeve dhe turizmit”, deklaroi kryeministri grek, Alexis Tsipras për median në përfundim të takimit me homologun turk.

Dy fqinjët po bashkëpunojnë ngushtë në ndërtimin e gazsjellëve (TAP dhe Turkish stream) që do të transportojnë gaz në Evropë nëpërmjet Turqisë.

Tsipras paralajmëroi gjithashtu kundër shkeljeve turke në ujërat territoriale greke në detin Egje dhe në hapësirën ajrore, që janë intensifikuar, sipas tij, këto nëntë muajt e fundit.

“Egjeu duhet të jetë deti i paqes dhe i stabilitetit”, nënvizoi ai duke shtuar se parimet e fqinjësisë së mirë dhe respektit të përbashkët duhet të prevalojnë.

Nga ana e tij, Binali Yildirim theksoi se shkeljet kanë ndodhur nga dy krahët.

“Është mirë të përqendrohemi në çështjet mbi të cilat kemi dakordësi dhe jo tek mosmarrëveshjet”, theksoi kryeministri turk, përcjell Atsh.

Në frontin e marrëdhënieve BE-Turqi, Binali Yildirim falenderoi homologun grek për mbështetjen e tij përsa i përket anëtarësimit të Turqisë në BE.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...