Jahjaga: Njohja e statusit të viktimave seksuale të luftës të bëhet tani

PUBLIKUAR

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se procesi i njohjes së statusit dhe verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është në rrugë të duhur.

 

Jahjaga përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka thënë se kjo duhet të bëhet tani sepse nuk bën të lejohen vonesa të tjera.

Ky është postimi i plotë i Jahjagës:

“Sot mora pjesë në një tryezë diskutimi të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Theksova se, pavarësisht pengesave që ka pasur në të kaluarën, procesi i njohjes së statusit dhe verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është në rrugë të duhur.

Tani, nuk bën të lejojmë vonesa të tjera. Çdo vonesë e mëtejmë do të riviktimizonte e do të ri-traumatizonte viktimat”.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...