Marshi mysliman i paqes: Qindra persona protestojnë kundër terrorizmit islamik në Gjermani

PUBLIKUAR

Një marsh mysliman i paqes kundër terrorizmit është mbajtur dje në qytetin Këln të Gjermanisë.

Agjencia e lajmeve DPA raporton se disa qindra persona janë mbledhur për këtë demonstratë të shtunën, duke mbajtur në duar pankarta “Së bashku kundër terrorit” dhe “Urrejtja e bën tokën ferr”, transmeton Express.

Raportohet se më pas protesta ka mbledhur mbi një mijë protestues.

Marshuesit po ashtu kanë mbajtur baner me mbishkrimin: “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd,” dhe “Myslimani i mbron jetët nuk i merr ato”.

Ndërkohë, shoqata më e madhe islamike në vend ka refuzuar që të marrë pjesë në marsh, i cili u udhëhoq nga grupe përfaqësuese të sektit Ahmadi.

Unioni Turk-Islamik ka argumentuar se kjo do të dërgonte një sinjal të gabuar duke sugjeruar se terrorizmi ndërkombëtar është kryesisht problem mysliman./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...