Në shtator vendoset për pranimin e Kosovës në INTERPOL

PUBLIKUAR

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, do të vendoset në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, përmes një njoftimi bën të ditur se “pas një pune intensive dhe shumë mujore të Qeverisë së Kosovës, e në veçanti Ministrisë së Punëve të Brendshme, Republika e Kosovës është afër pranimit në INTERPOL”.

“Përmes një letre dërguar ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock, e ka informuar se Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vënë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se “Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të avanconte shumë kapacitetet e Kosovës në luftë kundër të gjitha krimeve, si dhe do të fuqizonte shtetësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”.

“Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë dy vjet e gjysmë të mandatit të saj, me përkrahjen substanciale të Kryeministrit Isa Mustafa, ka punuar me përkushtim të madh në avancimin e kapaciteteve të saj si dhe në bashkëpunim me dikasteret e tjera qeveritare kanë lobuar fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, punë e cila pritet të rezultojë

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...