Haradinaj: Blloku nuk ekziston më

PUBLIKUAR

Haradinaj: Blloku nuk ekziston më

(E plotësuar) Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha në Obiliq se Blloku VLAN nuk ekziston më, ndërsa konifromoi se nëse ai nuk do ta marr postin e kryeministrit, AAK do të shkojë në opozitë.

“Përfundimisht Blloku nuk ekziston më. Që nga e premtja më nuk ekziston shumica që e kishim me bllokun VLAN. Nëse AAK-ja nuk e udhëheq qeverinë, atëherë do të qëndrojmë në opozitë”, tha Haradinaj në tubimin në Obiliq, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë, ai ka përsëritur disa herë se vazhdon ta pretenojë qeverisjen e Kosovës dhe se do të sjell ndryshime në Kosovë.

Në asnjë moment nuk ka hequr dorë nga ajo pozitë, duke konfirmuar në fund të takimit se nëse nuk e merr postin e kryeministrit atëhrë do të qëndroje në opozitë.

“Unë jam munduar që gjashtë muaj të mbaj gjallë shumicën por nuk e kam dit që nuk e mbajnë fjalën. Unë kam kërkuar përgjegjësi dhe do t’i marr ato për ta udhëhequr shtetin”, tha ai.

“Nuk mund t’i shash ata me te cilët ke hanger bukë mbrëmë”, tha Haradinaj, pasi u pyet për LDK-në, me ç’rast aludoi se LDK është fajtore për prishjen e bllokut, por i iku fjalëve të rënda këtë parti.

Ai tha se deri në javën e ardhshme do të ketë seancë të Kuvendit, ku sipas tij pritet të merr fund bllokimi i institucioneve.
——————————————————————

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me qytetarë në Obiliq, ka paralajmëruar se brenda 10 ditësh do të krijohen institucionet e vendit.

Ai ka shprehur bindjen se do të zhbllokohet situata, ndërsa ka thënë se vendi është në një gjendje shumë të rëndë, transmeton Express.

Ndërsa lidhur me të ardhmen e Bllokut VLAN, ai ka thënë se ende nuk ka ndonjë qëndrim të prerë.

“Kur kemi dalë nga takimi i fundit me liderë, kemi dalë pa asnjë plan. Ende nuk kemi marrë ndonjë vendim të qartë për prishjen apo jo të Bllokut”, ka thënë Haradinaj, gjatë një takimi me qytetarët në Obiliq, që në shkollën “Ibrahim Rugova”.

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...