KQZ fillon të publikojë rezultatet e kandidatëve (Dokument)

PUBLIKUAR

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërinë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë kopjet e skanuara të Formularëve të Rezultateve Përfundimtare (FPR) dhe Formularëve të Rezultateve të Kandidatëve (FRK).

 

Sipas KQZ-së, kjo nuk është një shpallje e Rezultateve Përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në vendvotim, më 11 qershor.

“Rezultatet Përfundimtare dhe Certifikimi i tyre bëhet pas rinumërimit, numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta  dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve”, njofton KQZ.

“Deri më tani janë publikuar FRP dhe FRK nga disa komuna, derisa jemi  në proces të publikimit të të gjitha Vendvotimeve. Publikimi i të gjitha FRP-ve dhe  FRK-ve nga të gjitha Vendvotimet pritet të përmbyllet brenda ditës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. /Telegrafi/

Publikimet e deritanishme të rezultateve mund t’i gjeni KËTU

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...