Maliqi: LDK partia më përcaktuese për formimin e Qeverisë

PUBLIKUAR

Në zgjedhjet e 11 qershorit, asnjëra nga partitë garuese nuk ka arritur që të fitojë përqindjen e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë. Përderisa gjasat që vendi të mos futet një një tjetër krizë janë të pakta.

Kjo pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me PDK-në kur votoi për rrëzimin e Qeverisë Mustafa. Nga ana tjetër të njëjtin qëndrim e ka edhe Lëvizja Vetëvendosje e cila thotë se në asnjë mënyrë nuk pranon koalicion me PAN-in.

Duke i komentuar rezultatet e fundit dhe atë se kush me kë mund të formojë koalicion paszgjedhor, analisti Shkëlzen Maliqi thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është më përcaktuesja sa i përket formimit të Qeverisë.

Ai në një prononcim për Gazetën Express të premten, theksoi se kur të bëhen të gjitha kalkulimet, më i mundshmi është koalicioni Vetëvendosje – LDK.

“Janë disa te mundshme, por varet nga LDK-ja me kë do te lidhet. LDK nuk është i vetmi… por më përcaktuesi

Por kur të bëhen te gjitha kalkulimet, më i mundshmi është koalicioni VV-LDK”, u shpreh Maliqi.

Maliqi bën të ditur se nëse lideri i AAK-së Ramush Haradinaj nuk gjen zgjidhje për mungesë deputetësh, atëherë sipas tij, nuk ka opsion tjetër të realizueshëm. “Pos nëse nuk ndodh çudia dhe hiqen disa vija te kuqe”, tha ndër tjerash ai.

I pyetur se a mundet partia e dytë ta formojë Qeverinë, Maliqi pranoi se mundet nëse e para dështon. “E do të dështojë, derisa LAA dhe VV refuzojnë PAN”, sqaroi Shkëlzen Maliqi./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...