Komuna e Lipjanit bënë thirrje për prindër, kujdestarë, mësimdhënës t’i mbroni fëmijët nga qasja në lojën ” Balena Blu”

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit, konkretisht, Qendra Për Punë Sociale bënë thirrje për kujdes dhe kontroll të shtuar ndaj fëmijeve gjatë përdorimit të rrjeteve sociale.
Të dashur prindër, kujdestar tani më është paraqitur dhe po reflekton qasshmëri nga fëmijët me shpejtësi një lojë ‘online’’,balena blu”.
Fatbardhësisht, loja ende nuk është e qasshme në Komunën e Lipjanit të paktën QPS nuk ka ndonjë informacion për ndonjë rast të tillë në këtë komunë.
Qasja në lojrat e pa autorizuara, kërkon kujdes të shtuar nga prindërit për femijët dhe adoloshtetet, andaj të dashur prindër, kujdestar, kujdes dhe kontroll të shtuar në perdorim te rrjeteve sociale në mënyrë që fëmijët tonë mos të bien pre e lojrave të tilla.
QPS sqaron lojrat e tilla vënë në shënjestër të rinjtë që janë të ndjeshëm duke ndikuar në personalitetin e tyre në hapa destruktiv në sjellje dhe veprime të dëmshme per vet personalitetin e tyre.
Qendra për Punë Sociale i fton prindërit, kujdestaret, mesimdhënësit që të kenë kujdes të shtuar dhe të kenë njohuri se çfarë lojërash luajnë fëmijët e tyre në pajisjet teknologjike, qoft kompjuter, llaptop telefon të menqur, tablet e të tjera.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...