Komuna: Dështon seanca për shkarkimin e Kryesueses së Kuvendit Komunal në Lipjan

PUBLIKUAR

Në mungesë të korumit ka dështuar sot seanca e jashtëzakonshme për shkarkimin e kryesueses së Kuvendit Komunal në Lipjan, Vlora Limani – Hajnuni, njoftoi Komuna.

Edhe pse asambleistët e PDK-së dhe AAK-së kanë insistuar që të thërrasim mbledhjen e jashtëzakonshme për shkarkimin e kryesueses, kanë qenë pikërisht asambleistët e këtyre partive që e kanë bojkotuar këtë séance.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vlora Limani Hajnuni në fjalën e saj drejtuar të pranishmëve tha se ata që gjatë gjithë këtyre muajve e kërkuan shkarkimin e saj, e paten rastin këtë ta bëjnë sot, por sipas saj ata nuk paten as guximin dhe as kurajon që të jenë në këtë seance të jashtëzakonshme për të cilën iniciator ishin veta ata, shkruan Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

“Unë ju them që sot ata do të duhej të merrnin guximin të ishin këtu dhe të ballafaqohen fillimisht me numrat e tyre të famshëm dhe pastaj me ne. Në fund tashmë gjithçka është e çartë dhe për sheshazi, ata janë bllokues të proceseve në Komunë dhe para vetës nuk kanë asnjë interes tjetër pos atë të klanit të tyre”, është shprehur kryesuesja Limani-Hajnuni.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...