Aksident në afërsi të fshatit Babush, gjashtë të lënduar

PUBLIKUAR

z_3827

Gjashtë udhëtarë janë aksidentuar në mëngjesin e së mërkurës. Aksidenti i trafikut, ka ndodhur, rreth orës 07:35 minuta në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në afërsi të fshatit Babush. Aksidenti ka ndodhur kur ngasësi i automjetit të udhëtarëve ,,Peugeot”, A.B. ( 25) ,i cili qarkullonte në drejtimin Prishtinë-Ferizaj, pa u siguruar shkyqet nga magjistralja me qëllim që të hyjë në pompën e derivateve dhe goditet nga automjeti, i cili vinte nga drejtimi i kundërt.

“Personave të lënduar, ndihma e parë iu është dhënë në Emergjencën e Ferizajt, ku pastaj një nga të lënduarit është dërguar për në QKUK , në Prishtinë ,ndërsa të tjerët kanë vazhduar të trajtohen në spitalin e Ferizajt”, ka bërë të ditur zëdhënësi rajonal I policisë Agim Gashi.. Sipas, personelit mjekësor,gjendja e të lënduarve është jasht rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit, kurse lënda pas kompletimit të rastit dërgohet në Gjykatë./www.gazetaexpress.com

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...