“Balena Blu” përshkruhet si një lojë, por nuk mund ta konsiderosh të tillë.
Adoleshentët që e luajnë këtë lojë duhet të pranojnë një numër sfidash, saktësisht 50, ku sfida e fundit është vetëvrasja.
Në internet janë publikuar 50 sfidat e kësaj loje, të cilat Gazeta Express ju sjell më poshtë, me qëllim që të shihni nëse fëmijët tuaj po e lujnë këtë lojë, duke vërejtur në sjellje gjëra që i kërkon “Balena Blu”.
Për shumicën e sfidave, personi që luan duhet të dërgojë foto si dëshmi tek “përgjegjësi”, personi që e ka futur në lojë.
1. Me një brisk rroje shkruaj “f57” në dorën tënde, dërgo foton tek përgjegjësi;
2. Zgjohu në 4 e 20 të mëngjesit dhe shiko video që të dërgon përgjegjësi (zakonisht janë video horror dhe shumë të frikshme);
3. Preje dorën me brisk rroje përgjatë venave, por jo shumë thellë, vetëm 3 prerje, dërgo foton tek përgjegjësi;
4. Vizato një balenë në një letër, dërgoja foton përgjegjësit;
5. Nëse je gati të bëhesh balenë, shkruaj në këmbë “PO” me prerje. Nëse jo, prerje veten disa herë, që ta dënosh;
6. Detyrë me shifër;
7. Shkruaj me brisk rroje “f40” në dorë, dërgo foton tek përgjegjësi;
8. Shkruaj “#I_am_whale” (Unë jam balenë) në profilin tënd në rrjetet sociale;
9. Duhet ta tejkalosh frikën; 10. Duhet të zgjohesh në 4 e 20 të mëngjesit dhe të shkosh në kulm të një objekti (sa më lartë, më mirë);
11. Bëje balenën në dorë me brisk rroje, dërgo foton;
12. Shiko video të frikshme/horror që t’i dërgon përgjegjësi, gjatë tërë ditës;
13. Dëgjo muzikë që ta dërgojnë “ata” (përgjegjësit, zakonisht janë muzikë shumë depresive);
14. Preje buzën;
15. Shpo dorën me gjilpërë disa herë;
16. Bëji diçka të keqe vetes, sëmure veten;
17. Shko në çatinë më të lartë që mund të gjesh. Rri aty;
18. Shko në një urë, qëndro buzë saj;
19. Ngjitu në një vinç, ose të paktën tento të ngjitesh;
20. Përgjegjësi shikon nëse je person i besueshëm;
21. Bisedo me një “Balenë” (lojtar tjetër si ti ose përgjegjës të lojës) në Skype;
22. Shko në një çati dhe ulu buzë saj, me këmbët e varura;
23. Një detyrë tjetër me shifër;
24. Detyrë sekrete;
25. Takohu me një “Balenë”;
26. Përgjegjësi të tregon datën e vdekjes dhe ti duhet ta pranosh;
27. Zgjohu në 4 e 20 të mëngjesit dhe shko në hekurudha, kudo që mund të gjesh një hekurudhë;
28. Mos bisedo me asnjë person gjatë gjithë ditës;
29. Bëj një betim se “Je një balenë”;
30 deri 49. Çdo ditë duhet të zgjohesh në 4 e 20, të shikosh video horror, të dëgjosh muzikë që “ata” të dërgojnë, të bësh një prerje në trupin tënd çdo ditë dhe të takohesh me një “Balenë”;
50. Kërce nga një ndërtesë e lartë, merrja vetes jetën.
Andaj, nëse vëreni fëmijën tuaj se po bën një nga këto sfida, ndërmerrni menjëherë masa sepse ai po e luan këtë lojë. /Gazeta Express


