A rrezikoheni nga sulmi në tru? Mësoni nëse keni shenjën e Frankut

PUBLIKUAR

Shkencëtarët izraelitë kanë vërejtur një gjë të çuditshme, transmeton Telegrafi.

Linja diagonale në laprën e veshit mund të tregojë rrezikun e shtuar nga sulmi në tru

Shkencëtarët izraelitë kanë studiuar 241 persona të cilët kanë pësuar sulm në tru dhe kanë zbuluar që nga 88 pacientë, 78 prej tyre kanë pasur shenja fizike, të njohura me emrin shenja e Frankut.

Konsiderohet që mbyllja e arterieve pengon furnizimin me gjak deri në laprën e veshit dhe ul elasticitetin dhe shkakton rrudha të dukshme, theksohet në konkluzionet e hulumtimit të publikuar në American Journal of Medicine.

Shkencëtarët konsiderojnë që edhe mjekët do të duhej t’i kontrollonin rrudhat në veshin e jashtëm dhe t’ia shtonin këtë simptomë listës së faktorëve ekzistues të rrezikut nga sulmi në tru.

Ato rrudha i kanë edhe Steven Spielberg dhe Mel Gibson.

Shenja e Frankut e ka marrë emrin sipas mjekut amerikan Sanders T. Frank, i cili më 1973 ka vërejtur që rrudhat në laprën e veshit janë të zakonshme te pacientët të cilët kanë angina pektoris.

Bashkë me këtë teori rrudhat janë edhe tregues i arterieve të mbyllura, mundësia tjetër është shenjë e plakjes së shpejtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...