Haziri sqarohet për pasurinë e tij

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pas lajmit që është publikuar në media lidhur me pasurinë e tij. Ai ka thënë se pasurinë që e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, nuk është e tera e tij. Siç ka thënë Haziri kjo pasuri është e trashëguar.

Ky është sqarimi i plotë i Hazirit në Facebook:

Në vend të reagimit pas publikimit të lajmit në “Express” dhe “Indeksonline” lidhur me pasurinë time:

Unë jam trashëgimtari i pasurisë së prindërve të mi, të cilët kanë punuar e jetuar 48 vite në kurbet, në Zvicër. Babai im, Hero i Kosovës tashmë, ka ndërruar jetë me 5 tetor 2015 dhe prej testamentit të tij jam trashëgimtar.

Unë kam nënën, dy vëllezër dhe një motër pjesëmarrës në këtë trashëgimi. Mos më përzieni me kazanat e huaj se nuk bëjë pjesë unë! Lut Emrush Haziri

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...