Flet Imri Ahmeti “Nuk do të mbështes hyrjen e LDK-së në qeveri me PDK-në”

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka folur për LipjaniNews rreth formimit të qeverisë së Kosovës pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Qershorit.

Ai ka pohuar se LDK-ja duhet të mbete në opozitë dhe nuk duhet hyrë në kualicon me PDK-në.

“LDK, duhet të mbetet në opozitë. Asesi personalisht nuk do të mbështes hyrjen e LDK-së në qeveri me PDK-në. Është më e shëndetshme për demokracinë dhe vendin tonë që PDK, te mbetet në opozitë. Do të jetë në të mirë të reformimit edhe të PDK-së te mbetet ne opozitë PDK-ja”, tha Ahmeti për LipjaniNews.

I pari  i Lipjanit thotë se është me versioni e LVV-së dhe se LVV duhet me hy ne kualicon me LDK-në.

“Un jam për versionin e qeverisjes nga VV, prandaj LDK, duhet t’a mbështes ose të hyj në koalicion me VV. Është mirë të s’provohet VV me përgjegjësi qeverisëse, sidomos kur pak a shumë dihen agjendat shtetërore në vijim. Do tê ishte interes publik ta shohim si do sillet VV gjatë qeverisjes, veçmas në temat e mëdha dhe çështjet që duhet adresuar Kuvendi dhe Qeveria”, shtoi ai.

“Qytetaret e vendit tonë janë në pritje të shofin se si do sillen si parti në pushtet, sepse deri tani ka pas pozicion gjithmonë opozitar”, tha Kryetari Ahmeti në fund./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...