Sheqeri i bardhë ushqen qelizat kanceroze

PUBLIKUAR

Duke pasur një furnizim me glukozë për të ushqyer qelizat tona është aq e rëndësishme që edhe pa ndonjë karbohidrat në dietën tuaj, trupi juaj mund të bëjë glukozë nga burime të tjera si proteina dhe yndyra, transmeton Telegrafi.

Ne e dimë se sheqeri shumë nuk është i mirë për ne, por a ushqen sheqeri direkt kancerin? Përgjigja e shkurtër është po – por siç mësuam, sheqeri ushqen çdo qelizë në trupin tonë! Kjo është kur gjërat bëhen pak konfuze – ekziston një dallim i rëndësishëm në mes të  sheqerit në dietën tuaj duke krijuar një mjedis që mund të çojë në rritjen e më shumë qelizave kanceroze dhe sheqerit që ushqen drejtpërdrejt qelizat e kancerit që i çojnë ato në rritje.

.

Hulumtimet kanë treguar se është në të vërtetë marrëdhënia e sheqerit me nivelet më të larta të insulinës dhe faktorët e tjerë të rritjes së lidhur, që mund të ndikojnë më shumë në rritjen e qelizave të kancerit dhe të rrisin rrezikun e sëmundjeve të tjera kronike .

Kështu që ju mund të mendoni për këtë kur konsumoni shumë sheqer jeni duke krijuar  një mjedis më toksik që mund të nxisë rritjen e kancerit.

Shumë lloje të qelizave të kancerit kanë receptorë me sensitiv të insulinës, duke i bërë ato të reagojnë më shumë se qelizat normale. Për më tepër, obeziteti, diabeti kanë pasur një korrelacion pozitiv me rritjen dhe zhvillimin e qelizave të kancerit, por jo domosdoshmërish një lidhje të drejtpërdrejtë shkakësore.

Sipas Shoqatës Kanadeze të Kancerit, të qenit i trashë mund të shkaktojë ndryshime në nivelet e hormoneve – siç janë hormonet seksuale ose insulina – të cilat rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit, zorrës së trashë ose kancerit të mitrës

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...