Koreja Veriore tregon pse e liroi qytetarin amerikan

PUBLIKUAR

Koreja Veriore e ka konfirmuar sot se e ka liruar studentin amerikan, Otto Warmbier, për arsye humanitare.

Warmbier, 22-vjeçar, u kthye në SHBA në gjendje kome pas plot17 muajve në vëzhgim, transmeton Express.

Koreja Veriore ka thënë se ai ishte sëmurë menjëherë pasi që kishte nisur të vuante dënimin me 15 vjet punë të detyrueshme, për shkak se kishte tentuar të vidhte një shenj propagande nga një hotel.

Joseph Yun, i dërguari special i Departamentit të Shtetit të SHBA-së në Korenë Veriore, udhëtoi për në Pyongyang me një ekip mjekësor për të siguruar lirimin e tij.

Pyongyang e ka konfirmuar lirimin e tij në një komunikatë të publikuar në agjencinë shtetërore të lajmeve, KCNA.

Në komunikatë thuhej se Warmbier po vuante dënimin me punë të detyrueshme dhe është dërguar në shtëpi për arsye njerëzore sipas vendimit të marrë në të njëjtën ditë nga gjykata speciale e Koresë Veriore.

Veriu nuk ka dhënë detaje tjera./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...