Fitorja e “koalicionit të luftës”, Moska bën fajtorë BE-në dhe SHBA-të

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka vlerësuar se “rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë tregojnë për vazhdimin e radikalizimit të politikës së udhëheqjes kosovare, që është një pjesë e madhe pasojë e lëshimeve të BE-së dhe SHBA-ve”.

 

“Mjafton të thuhet se shumicën e vota e kanë fituar ‘koalicioni i armëve’ i cili ka bashkuar komandantët e UÇK-së, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj”, thuhet në deklaratë, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Kjo është, siç thuhet më tej, “kryesisht është rezultat i lëshimeve të SHBA-ve dhe BE-së që nuk kanë ndikim të mjaftueshëm në udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës për të pasur një qasje konstruktive në dialogun me Beogradin, për të përmbushur angazhimet kryesore, mbi të gjitha ato në lidhje me krijimin e Komunitetit të komunave serbe”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, gjithmonë sipas medieve serbe, ka thënë se “vëren gjithashtu se Perëndimi nuk ka reaguar për manifestimin e ‘retorikës për Shqipërinë e Madhe’, që ka qenë në rritje në muajt e fundit”.

“Prishtina, këto sinjale i ka kuptuar si inkurajim për pozitën e tyre në bisedimet me palën serbe dhe është e vendosur për të thyer vullnetin e Beogradit”, citohet më tej Ministria e Jashtme ruse.

“Ultimatumet me zë të lartë të politikanëve shqiptarë në Kosovë dhe mungesa e vullnetit të qëllimshëm për kompromis provokojnë shqetësim, të cilën gjë duhet ta dënojnë të gjithë anëtarët e përgjegjshëm të komunitetit ndërkombëtar”, citohet në fund nga mediat serbe, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...