Banori lokal i kullës që u dogj, Jody Martin përshkroi ndjenjën krejtësisht të pafuqishme pasi banorët e bllokuar në katet e sipërme thirrën për ndihmë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Isha duke bërtitur tek njerëzit në ndërtesë që po shihnin nga dritaret, duke u përpjekur t’i zgjonin njerëzit, duke u thënë atyre: “Dilni nga ndërtesa!”.
“Dhe ata po më bërtisnin: “Ne nuk mundemi! Korridoret janë plot me tym!”.
“Unë kam qenë duke shikuar njerëzit në dritaret e tyre, duke ndezur dritat në telefonat e tyre, dhe pastaj ngadalë duke shikuar ato apartamente të zhyten në flakë dhe tym”.


